Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Italisë, Ernesto Bellelli

Maqedonia

Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Italisë, Ernesto Bellelli

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 12:21
Takimi Menduh Thaçi - Ernesto Bellelli

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në vend, Ernesto Bellelli.

Kryetari Thaçi dhe Ambasadori Bellelli shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për integrimet euro-atlantike të vendit.

Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Belleli me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësit e daljes nga kjo krizë.

Kryetari Thaçi vlerësoi se përgjegjësia për situatën e rënd në vend dhe bllokimet e proceseveintegruese është te Qeveria e Maqedonisë, duke potencuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk do të heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat