Analistët në Maqedoni: Presioni amerikan do të japë fryte

Maqedonia

Analistët në Maqedoni: Presioni amerikan do të japë fryte

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 17:06
Viktoria Nuland

Ndihmës-sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, partive politike në Maqedoni u ka propozuar edhe formimin e një grupi të veçantë hetues pranë MPB-së si dhe krijimin e një dhome speciale në kuadër të Gjykatës penale.

Ekspertët mendojnë se këto rekomandime të Nuland janë tërësisht me vend, madje edhe jetike për funksionimin e drejtësisë.

Ndërkaq Besa Arifi mendon se krijimi i këtyre dhomave nga pikëpamja juridike janë tërësisht të mundura. Për të pasur funksionim të plotë të drejtësisë, nevojitet krijimi i të tre shkallëve speciale në fushën e drejtësisë.

Grupi i parë në MPB do të përbëhej nga ekspertë juridik të cilët do të hetonin rastet më eklatante, ndërsa grupi i dytë në Gjykatën Penale do të merrte vendime racionale mbi autorët e përfshirë në këto ngjarje.

Këto iniciativa do të ishin hallka të rëndësishme për funksionimin normal të Prokurorisë Speciale Publike, dhe për rrjedhojë sundimin të ligjit në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat