Ahmeti dhe Thaçi arrijnë në Ambasadën e Amerikës në takim me Nuland

Maqedonia

Ahmeti dhe Thaçi arrijnë në Ambasadën e Amerikës në takim me Nuland

Më: 11 korrik 2016 Në ora: 11:02
Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe PDSH-së Menduh Thaçi kanë arritur në Ambasadën e Amerikës për tu takuar Ndimës sekretaren shtetërore të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Victoria Nuland.

Siç lajmëroi Ambasada e SHBA-se ne Shkup, gjatë vizitës, ajo do të ketë takime me përfaqësues të Qeverisë, funksionarë të partive politike dhe përfaqesues të shoqërisë civile.

Në takime, sipas, kumtesës, do të bisedohet për çështje bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës rrjedhëse politike, mbështetjen për punën e PSP-së, si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat