Obama: Evropa mund të llogarisë gjithmonë në ShBA-të

Amerika

Obama: Evropa mund të llogarisë gjithmonë në ShBA-të

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 22:54
Barack Obama me liderët e Ballkanit

Presidenti amerikan Barack Obama e ka pranuar se aleanca trans-atlantike po përballet me një serë kërcënimesh nga terrorizmi, fluksi i emigrantëve dhe një Rusi agresive, shkruan New York Times.

Obama në ditën e dytë të samitit të NATO-s i cili po mbahet në Varshavë, ka thënë se “Evropa gjithmonë mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara”, transmeton KosovaPress.

“Ne jemi duke ecur përpara drejt përforcimit më të rëndësishëm të mbrojtës kolektive që nga koha e Luftës së Ftohtë”, ka thënë Obama në një konferencë për shtyp.

Obama këto komente i bëri në takimin e nivelit teë lartë të NATO-s që po mbahet në Varshavë të Polonisë, rreth situatës globale të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat