Vdes gazetari amerikan Sydney Schanberg

Amerika

Vdes gazetari amerikan Sydney Schanberg

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 17:48
Sydney Schanberg

Gazetari amerikan Sydney Schanberg, raportimi i të cilit frymëzoi filmin fitues hollivudian, “The killing Fields”, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, raporton New York Times.

Schanberg ka punuar për Times dhe fitoi çmimin Pulitzer për raportimin e rënies së Kamboxhias në Khmer Rouge në vitin 1975.

Schanberg vdiq në Poughkeepsie, pas një sulmi në zemër në fillim të javës.

Vdekja e tij është konfirmuar nga Charles Kaiser, një mik dhe ish-gazetar i Times, tha gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat