Problemet e turizmit, mbeturina, rrugë të bllokuara dhe mungesë shërbimi

Shqipëria

Problemet e turizmit, mbeturina, rrugë të bllokuara dhe mungesë shërbimi

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 17:15
Mbeturinat në Shqipëri

Problemet me mbeturinat, rrugët e bllokuara dhe mungesën e shërbimeve duket se do të na shoqërojnë në pushime edhe këtë vit. Operatorët turistikë deklarojnë se sezoni ka nisur jo në mënyrën e duhur dhe me problemet që kanë penalizuar çdo vit turizmin shqiptar.

“Për fat të keq është më i ngadaltë këtë vit dhe shumë problematika kanë mbetur të bllokuara. Mbeturinat që kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor, me rrugët që janë mbyllur provizorisht, problematika me informalitetin, një industri e cila nuk ka filluar akoma të ketë standardet e veta”

Operatorët turistikë deklarojnë se Shqipëria nuk është konkurruese në rajon, në një kohë kur vendet e tjera po tregohen shumë agresive me ofertën e tyre për të tërhequr sa më shumë turistë. Apeli shkon për qeverinë për uljen e TVSH-së për turizmin, një premtim elektoral ende i pambajtur.

“Gjithë këto vite jemi më pak konkurruese dhe kjo na dëmton të gjitha bizneset e shëndetshme të turizmit, sepse paketat janë rajonale dhe në Shqipëri gjithmonë e më pak operatorë të huaj e preferojnë, pra gjithmonë do të donin ta kombinojnë me vendet fqinje”.

Por a mundet Shqipëria të konkurrojë të paktën me çmime?

“Në përgjithësi paketat shqiptare vetë, duke përjashtuar biletat e avionit të cilat janë ato që na dëmtojnë më shumë nga gjithçka, çmimet e paketave turistike janë të mira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat