Fotoja me Obamën, Duma: Rama duhet të japë përgjigje për këtë krim të rëndë

Shqipëria

Fotoja me Obamën, Duma: Rama duhet të japë përgjigje për këtë krim të rëndë

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 15:32
Grida Duma

Partia Demokratike përmes sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, iu rikthye skandalit të fotos 80 mijë dollarëshe të Ramës me Obamën.

Sipas PD-së pyetjet kryesore që FBI i ka drejtuar Bilal Shehut, në lidhje me krimin federal të futjes së 80 mijë dollarëve nga një burim i huaj në fushatën e Obamës, kanë të bëjnë me shtetasin e huaj numër 2. Shtetasi i huaj numër 2 i përfshirë në këtë krim të rëndë federal, është Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

Duma i ka drejtuar atij 14 pyetje, që duhet të kenë përgjigje, sa i përket realizimit të aktivitetit dhe dhënies së parave për të bërë një foto gjatë fushatës elektorale të Obamës.

“Rama duhet të japë përgjigje për këtë krim të rëndë, ku ka shtuar se, ai duhet të përgjigjet sa më shpejt rreth kësaj çështje”, tha Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat