Jolevski: Maqedonia meritoi anëtarësim të plotë në NATO

Maqedonia

Jolevski: Maqedonia meritoi anëtarësim të plotë në NATO

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 10:00
Zoran Jolevski

Republika e Maqedonisë e meritoi vendin si anëtare e barabartë e NATO-s, theksoi ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, në takimet e sotme të ndara me ministrat e mbrojtjes të Turqisë, Estonisë, Italisë dhe Suedisë, në margjina të samitit të NATO-s që po mbahet në Varshavë.

"Me ndërhyrjet e zbatuara reformuese, pjesëmarrjen në misionet paqësore të kryesuara nga Aleanca, interoperabilitetin e konfirmuar me Armatat e vendeve-anëtare gjatë stërvitjes ushtarake të NATO-s Anakonda, si dhe faktit që Maqedonia dhe NATO-ja i ndajnë të njejtat vlera dhe qëllime në nivel global, si paqja, demokracia dhe siguria, ne qartë treguam se vendi i Maqedonisë është në NATO", porositi Jolevski, kumtoi sot MM.

Përqindja e lartë e mbështetjes tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe mbështetja e plotë nga strukturat politike në vend, theksoi ai, tregojnë për atë se Maqedonia mbetet e përkushtuar në integrimin në strukturat euroatlantike.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë që të mbetemi të përgatitur për anëtarësim në NATO. Do të vazhdojmë të kontribuojmë drejt sigurisë së rajonit dhe Evropës, në të vërtetë këtë e dëshmuam me mënyrën me të cilën u përballëm me krizën e migrantëve. Ne jemi partner serioz dhe kredibil, por duhet ta bëjmë edhe hapin e ardhshëm, përkatësisht të jemi anëtare e barabartë e NATO-s", potencoi Jolevski në takimet e tij me ministrat e mbrojtjes.

Siç qëndron në kumtesën e MM-së, ministrat e mbrojtjes theksuan se e mbështesin Maqedoninë në aspiratat e saj për t'u bërë pjesë e Aleancës.

Gjatë ditës së nesërme, siç është paralajmëruar nga MM, minsitri Jolevski do të flasë në tkaimin kushtuar Platformës për interoperabilitet, në nivel të ministrave të mbrojtjes, ndërsa do të realizojë edhe takime bilaterale me minsitrat e mbrojtjes të Hungarisë, Letonisë, Lituanisë dhe Sllovenisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat