Ja si të parandaloni tharjen e buzëve

Mjekësi alternative

Ja si të parandaloni tharjen e buzëve

Më: 8 korrik 2016 Në ora: 16:52
Ilustrim

Buzët tuaja mund të qahen dhe thahen kur ekspozohen ndaj diellit, erës dhe ajrit të ftohtë. Një krem për buzë i cili përmban petroleum mund t’iu ndihmonte në shërimin e tyre.

Lagështia buzëve iu humb më shumë se çdo pjese tjetër të trupit. Kur buzët e humbin lagështinë, lëkura që i mbulon ato mund të bëhet e ngurtë dhe të fillojë të qahet.

Çfarë të mos bëni

Mund të jetë tunduese largimi i pjesëve të qara nga buzët por kjo mund të shkaktojë që ato të shërohen ngadalë dhe të gjakosin.Gjithashtu, t’i lëpini buzët e qara mund të shkaktojë në tharjen e tyre dhe përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Si t’i trajtoni

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të trajtuar buzët e qara dhe të thata është që vazhdimisht të vendosni krem që përmban petroleum. Sigurohuni që të përdorni atë produkt i cili iu përshtatet më shumë. Kremi do t’iu ndihmojë në mbrojtjen ndaj diellit, erës, ajrit të ftohtë apo të thatë. Gjithashtu, e lufton edhe infeksionin. Edhe ta vendosni një shalle përreth gojës kur dilni jashtë mund ta parandalojë tharjen e buzëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat