Lajm i keq për shqiptarin e Schalke 04

Futboll

Lajm i keq për shqiptarin e Schalke 04

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2016 Në ora: 17:07
Donis Avdijaj

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Donis Avdijaj, do të mungojë të paktën 12 javë për shkak të lëndimit që pësoi ditë më parë gjatë një seance stërvitore në njërën nga palestrat në Kinë. Klubi i mirënjohur gjerman, Schalke 04, konfirmoi se futbollisti shqiptar do të mund të kthehet në fushën e blertë vetëm pas 12 javësh, për shkak se ai ka lënduar meniskun gjatë fazës përgatitore. Ky është një lajm i keq jo për futbollistin shqiptar por edhe për vet klubin gjerman. Avdijaj ka qenë i huazuar në Sturm të Austrisë dhe u kthye në Schalke por pa i vajtuar mendja se do të lëndohet në stërvitjes. Ai te Sturmi shënoi 8 gola në 34 ndeshje të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat