Horoskopi, 7 korrik 2016

Life style

Horoskopi, 7 korrik 2016

Më: 7 korrik 2016 Në ora: 07:38
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Një kuadër yjor vërtet shumë i mirë për të dashuruarit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive. Beqarët mund të nisin ndonjë lidhje. Shpenzimet kryejini me shumë maturi.

Demi 21/4 - 21/5

Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme për të dashuruarit. Beqarët do bëjnë të pamundurën për të ndryshuar statusin. Financat do jenë të mira.

Binjakët 22/5 - 21/6

Pas një periudhe deri diku pozitive dot dita duket do të fillojë me të ”përpjeta” për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Hëna sot duket se do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën sentimentale. Beqarët edhe pse do mundohen nuk do mundin ta ndryshojnë dot statusin. Financat do dini si t’i menaxhoni.

Luani 23/7 - 21/8

Një situatë yjore e trazuar për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të shmangur edhe lëndimet më pas. Tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Ju të dashuruarit, sot me Mërkurin në shenjë do të përballoni një ditë të ngarkuar. Beqarët nuk do ndalen deri sa të ndryshojnë statusin. Në planin financiar do hasni probleme.

Peshorja 24/9 - 23/10

Pritet një ditë pozitive për ju që jeni në një lidhje dashurie. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e yjeve dhe do kenë fatin për të misur lidhje afatgjatë. Hëna do mbrojë financat tuaja.

Akrepi 24/10 - 22/11

“Opozita” e Saturnit në shenjë duket shumë më e dobësuar dhe aspak në favorin tuaj në dashuri. Beqarët nuk do arrin dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Kujdes me shpenzimet.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Qielli për ju të dashuruarit edhe sot pritet të jetë i ”ngrysur”. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime mbresëlënëse. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Tashmë tensionet dhe streset në marrëdhënien tuaj me partnerin/ en i përkasin plotësisht të kaluarës. Beqarët duhet të shprehin pëlqimet e tyre. Financat do jenë të mira gjatë gjithë kohës.

Ujori 21/1 - 19/2

Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish” për ju të dashuruarit. Beqarët të mos nxitohen në marrjen e vendimeve. Parashikohen probleme me financat.

Peshqit 20/2 - 20/3

”Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni”. Ky mund të jetë mesazhi për ju që i përkisni një marrëdhënie në çift. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të pranojnë ftesat. Në planin financiar do keni probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat