Lajçi rikthehet me rekord

Formula 1

Lajçi rikthehet me rekord

Më: 3 korrik 2016 Në ora: 19:20

Shkëlzen Lajçi është rikthyer në mënyrën më të mirë në shtigjet e automobilizmit kosovar. Ai është fitues i garës që u zhvillua në këtë fundjavë në Brezovicë, duke i dhënë fund mungesës së gjatë që prej vitit 2014. Lajçi jo vetëm që e pati kohën më të mirë, por shënoi edhe rekord të ri të shtegut, të cilin deri tani e mbajti Valdet Krasniqi. Me veturën e tij fantastike Mitsubishi Evo 9, LajçI i PRT-së në cak arriti për kohën 4:17.963 minuta. “Megjithëse konkurrenca është e fortë, unë kam pritur të fitoj në këtë garë. Gjatë karrierës sime kam fituar edhe aty ku nuk ka pritur askush, prandaj edhe këtu isha me plot vetëbesim. Për fat të mirë, si vetura, ashtu edh unë jemi në gjendje të shkëlqyeshme dhe është e qartë se sukseset nuk mund të mungojnë“, ka thënë LajçI, i cili duket se më shumë është përqendruar në sfidat ndërkombëtare. “Të them të drejtën, vetura është punuar për gara ndërkombëtare, konkretisht për Kampionatin Evropian të vitit 2017. Unë besoj se do ta fitoj titullin e kampionit, sukses të cilin ende nuk e ka arritur asnjë shqiptar”, është shprehur optimist Lajçi, i cili bën të ditur se investimet në veturë kapin shifrën prej 55 mijë eurosh, ndërkohë që fton sponsorët që sa më tepër ta ndihmojnë auto sportin. Edhe dy vendet tjera në podium për fituesit e plasmanit të përgjithshëm ishin rezervuar për anëtarët e PRT-së. Pozita e dytë i takoi Përparim Dushit, i cili me Formula 3 në krahasim me fituesin u vonuar për 01.800 sekonda, ndërsa i treti ishte Bardhy Canolli, i cili me BMW-në e tij, krahasuar me Lajçin u vonua për 14.716 sekonda. Pas një kohe të gjatë, me sukses është rikthyer edhe Ernest Daka, i cili me BMW 330i triumfoi në klasën e tetë. Në klasën e parë edhe kësaj radhe dominuan anëtarët e Prizreni D&G, ndërsa rezultate të mira patën edhe garuesit e RC Prishtina, të cilët triumfuan në dy klasa. Besnik Çitaku me Opel Corsa ishte më i miri në klasën e tretë, derisa Arbnor Musliu me Opel Astra ishte bindshëm më i miri në klasën e gjashtë. Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon pas dy javësh, me garën që do të zhvillohet në Shalë të Bajgorës.

Rezultatet
Klasa e parë:

1.Ismail Smani (Yugo - Prizreni D&G) 5:11.789
2.Afrim Spahi (Yugo - Prizreni D&G) +01.844
3.Feriz Syla (Renault – Gjilani) +18.757

Klasa e dytë:
1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 5:00.973
2.Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +24.507
3.Gedek Ihtimani (Opel Corsa – Prizreni) +25.244

Klasa e tretë:
1.Besnik Çitaku (Opel Corsa – RC Prishtina) 4:56.371
2.Burim Asllani (Suzuki – Ferizaj) +00.631
3.Liridon Deman (Suzuki - Prizreni D&G) +07.198

Klasa e katërt:
1.Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) 4:54.893
2.Premtor Taraku (Honda – Prishtina RT) +03.582
3.Shkumbin Lajçi (Honda – Prishtina RT) +08.134

Klasa e pestë:
1.Faton Rama (Renault Clio – Prishtina RT) 4:52.622
2. Gazmend Gashi (Opel Astra – Prishtina RT) +00.502
3.Milot Shaqiri (Peugeot – HCR Gjakova) +14.136

Klasa e gjashtë:
1.Arbnor Musliu (Opel Astra – RC Prishtina) 4:40.105
2.Selim Tahirsylaj (BMW – DTM) +20.444
3.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +33.781

Klasa e shtatë:
1.Shkëlzen LajçI (Mitsubishi – Prishtina RT) 4:17.963
2.Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) +15.580
3.Shpëtim Jashari (Audi – Ferizaj) +45.104

Klasa e tetë:
1.Ernest Daka (BMW – DTM) 4:45.888
2.Besart Pruthi (Opel Omega – Gjakova 137) + 16.116
3. Kastriot Buqaj (Golf – Prishtina RT) +22.182

Klasa e nëntë:
1.Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 4:32.679
2.Vilson Ndrecaj (BMW – Gjakova 137) +30.766
3.Mitat Vuçitërna (Audi – Rahoveci) 36.211

Klasa e dhjetë:
1.Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 4:19.763
2.Besfort Bunjaku (Formula – Ferizaj) +53.228

Plasmani i përgjithshëm:
1.Shkëlzen Lajçi (Mitsubishi – Prishtina RT) 4:17.963
2. Përparim Dushi (Formula – Prishtina RT) 4:19.763
3. Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 4:32.679

Renditja ekipore:
1.Prishtina RT
2.Prizreni D&G
3.RC Prishtina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat