LR-PDSH, rasti i fëmijës nga Kumanova flet qartë për nacionalizmin e sponzoruar nga pushteti

Kumanova

LR-PDSH, rasti i fëmijës nga Kumanova flet qartë për nacionalizmin e sponzoruar nga pushteti

Më: 2 korrik 2016 Në ora: 14:52
Ilustrim

Lëvizja për Reforma PDSH ka shprehur indinjatën për vdekjen tragjike të vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu.

Sipas kësaj Lëvizje sulmi ndaj familjes Aliu nga Kumanova është tregues i qartë i pranisë së nacionalizmit dhe brutalitetit të sponsorizuar nga pushteti dhe gjithmonë në kurriz të shqiptarëve në Maqedoni.

“LR-PDSH reagon ashpër kundër këtij veprimi vandal dhe i bëjmë thirrje organeve shtetërorë që dorasin ta nxjerrë para përgjegjësisë ligjore, por duke mos amnistuar pjesën tjetër të grupit të cilët ishin bashkë-pjesëmarrës në krim. Ngjarja e rëndë e vrasjes së këtij vogëlushi na rikujton shumë krime të tjera të kësaj natyre, që ngelen ende raste pa epilog. Sulmi ndaj familjes Zeqiri në Radishan, sulmi ndaj pronave të shqiptarëve në Gjorçe Petrov, në Prilep, Manastir, në Ohër, dhe raste të tjera kur vandalë maqedonas thyejnë dhe hynë në pronat shqiptare ka vetëm një shpjegim SHQIPTARËVE NUK JU GARANTOHET SIGURI INSTITUCIONALE NË KËTË SHTET dhe jeta e tyre i është ekspozuar një rreziku permanent”, tha Elmir Sejfullahu, LR-PDSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat