Kriza politike, rikthehen bisedimet e grupeve të punës

Maqedonia

Kriza politike, rikthehen bisedimet e grupeve të punës

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 08:49
Foto nga arkiva

Përfaqësuesit e katër partive politike në Maqedoni, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës iu rikthyen bisedimeve, pas një jave pushim.

Përfaqësuesit e VMRO-s, LSDM-s, BDI-s dhe PDSH-s të shoqëruar nga euroambasadori Aivo Orav mësohet se kanë biseduar për listën zgjedhore, datën e zgjedhjeve dhe reformat në media. Megjithatë as pas këtij takimi ambasadori Orav nuk shprehu optimizëm për një zgjidhje të shpejtë mes partive.

“Ne përsëri u takuam me përfaqësuesit e katër partive politike dhe shpresojmë të vazhdojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi euroambasadori Aivo Orav.

Radmilla Sheqerinska nga LSDM nuk pranoi nëse është biseduar edhe për Qeveri teknike. Ajo tha se LSDM edhe kësaj radhe ka ofruar iniciativë dhe propozime konkrete për çështjet kontestuese.

Gjatë këtij raundi bisedimesh mungoi ambasadori amerikan Xhes Bejli, ndërsa Nikolla Todorv nga VMRO-DPMNE dhe Imer Aliu nga PDSH nuk dhanë asnjë prononcim për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat