Qeveri alokon 1.1 mil euro për kushtet vëna nga FIFA dhe UEFA

Lajme

Qeveri alokon 1.1 mil euro për kushtet vëna nga FIFA dhe UEFA

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 10:09
Avdullah Hoti

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 mil euro për plotësimin e kushteve të vëna nga FIFA dhe UEFA për rregullimin e stadiumit olimpik “Ademj Jashari” në Mitrovicë, prej të cilës 0.5 mil euro ndahen nga rezerva.

Po ashtu, Hoti ka bërë të ditur se tash është në dorë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të kryejë të gjitha punët me kohë për ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës.

“Qeveria alokon 1.1 mil euro për për plotësimin e kushteve të vëna nga FIFA dhe UEFA për rregullimin e stadiumit olimpik “Ademj Jashari” në Mitrovicë, prej të cilës 0.5 mil euro ndahen nga rezerva. Tash i mbetet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të kryejë të gjitha punët me kohë për ndeshjen e kombëtares së Kosovës.
Pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA është shpresë dhe motivim për të rinjtë sportistë. Qeveria do të mbështesë maksimalisht, brenda mundësive që ka, sportistët si dhe ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sportive.
Sporti po ndihmon shumë, krahas diplomacisë, në konsolidimin e identitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat