Arrestohet ish-regjistruesi i ZVRPP-së Lushnjë për korrupsion

Kronikë e zezë

Arrestohet ish-regjistruesi i ZVRPP-së Lushnjë për korrupsion

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 09:41
Ilustrim

Policia e Fierit ka arrestuar ish-regjistruesin e ZVRPP-së Lushnjë, pasi akuzohet për korrupsion. Bëhet e ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Ndëshkimi”, në pranga ka rënë shtetasi Elvis Bajaziti, i akuzuar për “Korrupsion pasiv”.

Policia e Fierit ka njoftuar se Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bajazitin, i cili ishte i shpallur në kërkim për korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat