Vera e dueteve

Mediale Vip

Vera e dueteve

Nga: Maksim Gjokaj Më: 23 qershor 2016 Në ora: 22:54
Ilustrim

Të gjithë për të kapur verën me një super hit, e si duket edhe këtë verë të gjithë për të gjetur kolegun dhe kolegen më të mirë e për t’i bashkuar forcat për të sjellë një duet të mirë dhe të ndjekur. Si duket tradita e viteve të kaluara kur i referohet stinës së nxehtë të verës vazhdon, ndoshta më e theksuar si ansjehërë tjetër këtë vit. Pasi kjo stinë e nxehtë vetëm sa ka nisur dhe ka shumë bashkëpunime dhe klipe në treg që nuk dimë se cili deri tani është super hiti.

I kujtojmë disa prejt tyre që janë tashmë ka javë në treg e natyrisht janë ktheyer në hite të kësaj vere. “Turn me on” që tingëllon në anglisht, por që u prit mirë dhe po dëgjohet mjaft, si duket është hapja e hiteve të verës ardhur nga grupi i njohur Etnon në bashkëpunim me Dj Dagz, ku nga ritmi i këngës e deri te pamjet e klipit të thonë se është enkas për verë ky bashkëpunim.

Një tjetër këngë e bukur dhe që ende pa dalë bëri që të mezipritej është kënga “1 2 3” kënduar nga Besa Kokëdhima dhe Flori Mumajesi, por si duket ky i fundit nuk do të ketë vetëm këtë këngë, e për duete nuk dihet nëse Elvana e tij do të përsërisë me ndonjë bashkëpunim ashtu si mori vëmendje vitin e kaluar me “ Love me”. Por sipas disa zërave flitet se reperi Ledri Vula shpesh herë po shihet kohët e fundit në studion e Florit, madje disa thashetheme thotë se ai do të bëjë një duet me producentin e hiteve. E nëse kjo është e vërtetë bashkëpunimin me reperin Noizy, Ledri duhet ta shtyjë më tutje, për ndonjë stine tjetër.

Një tjetër këngë e cila si në shpejtësinë më të madhe të klikimeve i kaloi parashikimet nëse bazohemi në to, është dueti në mes të këngëtares Enca dhe reperit Noizy.

Po flasim për hitin e momentit “Boë Doën”, nga ritmi e deri te ngjyrat e klipit mjaft veror. Më pas do të vinte një tjetër këngë që themi menjëherë për pak orë u bë një refren i të gjithëve dhe dëgjohet ngado. Është kjo kënga “Ajo” ardhur nga Ghetto Geasy dhe Majk, të cilët këmbëngulin se do të kapin top klasifikimin siç shkëlqyen vitin e kaluar me “Sjena mo”. Nuk kemi përfunduar me fuqinë e dueteve të sapo ardhur këtë verë, ku kujtojmë këngën “Bongo” nga reperi Capital T dhe këngëtarja Dhurata Dora, këngë që po dëgjohet dhe po pëlqehet mjaft.

Edhe shumë artistë të tjerë kanë sjellë duete. Një artist i njohur siç është Sefë Duraj mendoi këtë verë të vinte me ide shumë interesante, ku kënga “Knaqu” në duet me këngëtaren e re Lorena, një këngë që menjëherë u pëlqye dhe padyshim është një hit i kësaj vere.

Edhe Blero ka ardhur me Ukin në një duet të sapo publikuar që mori menjëherë vëmendje me titull “Ta ha gojën”. Por ne mësojmë se të tjera duete janë në pritje, ku nga intervista që kishim pak ditë më parë me këngëtaren Anxhela Peristeri ajo na tregoi se do të vijë ne duet me reperin e njohur Gold Ag.

Gjithashtu mësojmë se edhe Getinjo dhe Kida kanë gati bashkëpunimin e tyre, por edhe këngëtarja tjertër Tuna pritet të sjellë me reperin Vig Poppa një bashkëpunim interesant në këtë verë. Do të jetë një luftë e fortë bashkëpunimesh, por mbi të gjitha do të jetë Vera e dueteve. E renditjen apo klasifikimin në bazë të shikueshmërisë duhet të presim edhe të tjerat hite që po vijnë për ta bërë si duhet, ndoshta në fund të verës.

Image
Image
Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat