Juratoviq: Gruevski të mendojë, të gjithë do të përgjigjen

Maqedonia

Juratoviq: Gruevski të mendojë, të gjithë do të përgjigjen

Më: 20 qershor 2016 Në ora: 18:48
Josip Juratoviq

Kërcënimet e Gruevskit se “Populli po vlon” dhe se ai vështirë se do mundet ta kontrollojë, e që dikush e interpreton këtë si thirrje për luftë civile, janë zhvillim i ngjarjeve në drejtim të gabuar, vlerëson deputeti Gjerman Josip Juratoviq.

Anëtari i Bundestagut me prejardhje kroate thotë se ata që i bllokojnë proceset nga frika se do përgjigjen për korrupsion në hetimet që i ka hapur Prokuroria speciale, duhet të mendojnë mirë kur japin deklarata të këtilla-sepse përgjegjësia për krimet e mundshme ndaj popullit është shumë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat