Serbia në veri me ushtrime ushtarake, Qeveria në Prishtinë s’di çka po ndodh (Foto)

Lajme

Serbia në veri me ushtrime ushtarake, Qeveria në Prishtinë s’di çka po ndodh (Foto)

Më: 18 qershor 2016 Në ora: 14:57
Konjufca

Zyrtarë komunal serb të Kosovës, po ushtrojnë nëpër poligone ku organizohen qitje me armë dhe ushtrime ushtarake të armatosura në veri të Kosovës, të cilat poligone janë ndërtuar nga Serbia, brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ky është skandal dhe Qeveria e Kosovës duhet të merret me këtë. Kështu pohon në një intervistë për Kp, Glauk Konjufca, i cili thotë se kanë marrë foto nga një qytetar ku dëshmohet për një gjë të tillë, e cila situatë del të jetë alarmante.

Konjufca: Në veri, ushtrime ushtarake të organizuara nga Serbia

“Vet kryetari i komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq, e mban në të njëjtën kohë edhe postin e kryetarit të komunës paralele të Vitisë. Dhe ky merr pagë edhe nga Serbia dhe drejtpërdrejtë nga institucionet e Kosovës, meqenëse është edhe kryetar zyrtar i komunës së Kllokotit. Ky me një grup të njerëzve ka fotografi të cilat na kanë ardhur neve dhe të cilat tregojnë se ushtrojnë nëpër poligone, ku organizohen qitje me armë dhe ushtrime ushtarake të armatosura në veri të Kosovës, të cilat poligone janë ndërtuar nga Serbia, brenda territorit të Republikës së Kosovës. Këto dokumente, këto fakte, emrat e tyre, identiteti i tyre, kontot e tyre në bankë, prej ka e marrin rrogën prej Serbisë, prej ministrisë së Financave, të gjitha këto i janë dorëzuar një punëtori shqiptar në komunën e Kllokotit, nga një serb i cili është larguar nga puna prej këtyre njerëzve. Ai në shenjë hakmarrje që e kanë larguar nga puna, ka qenë zyrtar i Kllokotit, ia ka dhënë një zyrtari të komunës së Kllokotit, por i cili është shqiptar. E ai shqiptari i cili punon në komunë të Kllokotit, ka ardhur në qendrën e VV-së në Viti dhe i ka deponuar si material me zarf, duke i identifikuar me emër e me mbiemër, të gjitha ato struktura të sigurimit shtetëror të Serbisë, zyrtarë të komunave, të drejtorive komunale, të policisë paralele, të trupave të BIAS, e kështu me radhë. Aty shihen duke ushtruar me armë, mirëpo nën kujdesin e instruktorëve nga Beogradi, të cilët kanë nëpër uniformat e tyre logon e Serbisë dhe thotë që janë nga Beogradi. Pra ata janë instruktorë të cilët i trajnojnë për ushtrime ushtarake zyrtarët komunal serb të Kosovës, brenda territorit të Kosovës. Ky është problem shumë i madh. Ky është skandal i cili duhet të zbardhet nga Qeveria”, deklaron Konjufca.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat