Thirrje globale për mobilizim me refugjatët, peticionet edhe në gjuhën shqipe

Lajme

Thirrje globale për mobilizim me refugjatët, peticionet edhe në gjuhën shqipe

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 09:48

UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, sot ka nisur një kampanjë përmes së cilës i bën thirrje botës që të mbështesë atë.

Kampanja është konceptuar me mesazhin #WithRefugees, ndërsa peticionin mund ta plotësoni edhe në gjuhën shqipe.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në një video mesazh mahnitës më shumë se 60 personalitete botërore i bashkohen refugjatëve dhe punëtorëve humanitarë të bëjnë jehonë për mesazhin "ne qëndrojmë me refugjatët, ju lutemi qëndroni me ne." Peticioni fton për veprim të qeverive në emër të zhvendosurve me forcë.

“Kampanja ka për qëllim që të demonstrojë mbështetjen publike për familjet e detyruara të ikin, në njërën anë për shkak të rritjes dramatike të zhvendosjes nga konflikti dhe persekutimi, dhe në anën tjetër për arsye të retorikës së shtuar kundër refugjatëve dhe të kufizimeve më të mëdha ndaj azilit. Peticioni do të dorëzohet në vigjilje të mbledhjes së shtatorit të cilësuar si historike, mbledhje plenare e nivelit të lartë e Asamb lesë së Përgjithshme të OKB-së, në adresimin e lëvizjeve të mëdha të refugjatëve dhe të emigrantëve”, thuhet në njoftim.

Peticioni kërkon nga qeveritë që të sigurojë arsimim për refugjatët, punë për ta dhe vend të sigurt për të jetuar.

Kriza e refugjatëve ka qenë më e theksuar në vitin 2015, ku miliona njerëz u zhvendosën, duke shtuar numrin e refugjatëve dhe të personave të zhvendosur brenda vendit. Ishin vendet e botës në zhvillim të cilat ishin më së shumti të prekura, por po ashtu Evropa u bë dëshmitare e skenave dramatike, pasi që me qindra mijëra njerëz kaluan Mesdheun në kërkim të sigurisë dhe strehimit.

Kampanja synon të mobilizojë audiencat e gjera, për të bërë peticionin më të madh ndonjëherë në mbështetje të kauzës së refugjatëve.

“Duke nënshkruar peticionin #WithRefugees, njerëz nga e gjithë bota mund t’i bëjnë thirrje qeverive për të punuar së bashku dhe të ndajnë në mënyrë të drejtë detyrimet e tyre për refugjatët”, thuhet më tej në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat