Koktej molotovi në autobusin e pasagjerëve, arrestohet shqiptari dhe greku

Kronikë e zezë

Koktej molotovi në autobusin e pasagjerëve, arrestohet shqiptari dhe greku

Më: 16 qershor 2016 Në ora: 20:59
Koktej molotovi në autobusin e pasagjerëve në Patisias

Një shqiptar dhe një shtetas grek kanë përfunduar në pranga, pas incidenteve të fundit në Patisias, që shkaktoi djegien e një autobusi.

Koktej molotovi në autobusin e pasagjerëve, arrestohet shqiptari dhe greku

Një shqiptar dhe një shtetas grek kanë përfunduar në pranga, pas incidenteve të fundit në Patisias, që shkaktoi djegien e një autobusi.

Dy personat hodhën koktej molotov në autobus, duke e shkrumbuar plotësisht atë. Mediat greke shkruajnë se incidenti ndodhi pasi 15 pasagjerët dhe shoferi zbritën në tokë.

Gjithashtu, ata kanë hedhur zjarr edhe në kazanin e plehrave. Në Greqi kanë shpërthyer sërish protestat kundër qeverisë së majtë të Tsiprasit.

Rreth 10 mijë persona kanë dalë në shesh duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, pasi sipas tyre nuk ka mbajtur premtimet.

Incidentet e ndodhura ku është përfshirë edhe shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shkaktuar reagime të shumta tek klasa politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat