Holandezi Weening e ka fituar etapën e 6-të të ‘Tour de Suisse’

Çiklizëm

Holandezi Weening e ka fituar etapën e 6-të të ‘Tour de Suisse’

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2016 Në ora: 17:58

Çiklisti holandez, Pieter Weening, fitoi në etapën e 6-të të ‘Tour de Suisse’.  Ishte një garë mjaft e vështirë për faktin se mbajti një kohë me shi dhe terreni ishte rrëshqitshëm, por holandezi tregoi shkathtësitë e tij dhe triumfoi në shtegun me gjatësi 162.8 kilometra në Amdem. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 4, 33'45, që vërtet ka qenë një shteg i vështirë malorë, duke lënë pas vetes  argjentinasin Maximiliano Ariel Richeze dhe polakun Maciej Paterski.  Hoandezi  Wilco Kelderman në shiun e vazhdueshëm të etapës së dytë malore e ka marrë fanellën e verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat