Studimi: Fëmijët, kanë nevojë për komunikim

Ndryshe

Studimi: Fëmijët, kanë nevojë për komunikim

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 19:59
Ilustrim

Të flisni vazhdimisht me fëmijët është gjëja më e mirë që mund të bëni, pasi në këtë mënyrë dalëngadalë fëmija do të jetë në gjendje t’ju kuptojë.

Nuk është e rëndësishme që t’i lexoni vazhdimisht, pasi përveç se mund t’i tërhiqni vëmendjen për pak minuta, nuk arrini të krijoni një komunikim aktiv me të.

Studiuesit janë shprehur se e folura e vazhdueshme me fëmijën bën të mundur krijimin e një ure lidhëse mes tyre. Njëkohësisht studiuesit tregojnë se metoda e të lexuarit për fëmijën duhet të nisë në një periudhë më të vonshme, për shembull gjatë kohës që fëmija vazhdon të shkojë në kopsht apo është në prag shkolle.

Fëmijët e vegjël kurrsesi nuk janë në gjendje të kuptojnë leximet e njëpasnjëshme, por ata kërkojnë komunikim të vazhdueshëm.

Sigurisht rezultat e studiuesve nuk hedhin poshtë të mirat e të lexuarit, por sipas tyre e folura me ta sjell më shumë të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat