I nxehti aziatik po vjen, nesër 34 gradë celsius

Lajme

I nxehti aziatik po vjen, nesër 34 gradë celsius

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 15:58
Moti i nxehte

Pavarësisht ndryshimit të motit i cili kohët e fundit u karakterizua herë me shi e herë me diell, më nuk do të jetë kështu.

Duke filluar nga nesër e deri në fundjavë, temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celsius.

Kështu tha për lajmi.net Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Nga dita e nesërme e deri të dielën  temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32 deri në 34 gradë celsius kurse minimalet e ditës do të sillen prej 13 deri në 16 gradë celsius”, shpjegoi ai.

Siç thotë Aliu, këto temperatura janë mbi mesataren e muajve  të viteve të kaluara , d.m.th  sipas tij, muaji qershor nuk ka pasur temperatura kaq të larta.

Por, nga java e ardhshme, ai shtoi se priten riga shiu dhe se temperaturat do të jenë me zbritje prej 2 deri në 3 grade celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat