Ambasadori i SHBA, Donald Lu takim me kryeministrin Rama

Shqipëria

Ambasadori i SHBA, Donald Lu takim me kryeministrin Rama

Më: 15 qershor 2016 Në ora: 14:46
Edi Rama dhe Donald Lu

Janë intensifikuar përpjekjet e ambasadorëve për të gjetur konsensus mes palëve për të miratuar draftin e Reformës në Drejtësi.

Në ambientet e Kryeministrisë ka mbërritur ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili po zhvillon një takim me kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër kryeministri pritet të ketë një konferencë për mediat rreth orës 14:30 e cila nuk ishte e parashikuar dhe u bë publike rreth 30 minuta para orarit të nisjes.

Gjithashtu, Rama, paraditen e sotme zhvilloi një takim me kreun e kuvendit, Ilir Meta. 

Negociatat mes mashorancës dhe opozitës kanë ngecur, pasi kjo e fundit deklaroi se nuk ka asnjë lëshim nga rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias, por dje u miratua drafti në komision, ku nuk u përfshinë pikat që nuk ishin dakordësuar me opozitën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat