Microsoft prezantoi Projektin Scorpio, pasardhësi i Xbox One

Teknologji

Microsoft prezantoi Projektin Scorpio, pasardhësi i Xbox One

Më: 14 qershor 2016 Në ora: 22:52
Scorpio

“Pa kufinj” është motoja e cila i jep jetë Projektit Scorpio të Microsoft dhe është një rifreskim harduerik i Xbox One i cili u prezantua gjatë konferencës E3. Përveç zbulimit të planeve të Microsoft çdo gjë tjetër ngelet engimë dhe konsola nuk do të debutojë në treg përpara pushimeve të 2017-tës.

Një nga komponentët më të rëndësishëm të konsolës do të jetë karta grafike të cilën Microsoft e quajtur më e fuqishmja implementuar në një produkt të tillë. Sipas gjigandit të sistemit operativ konsola do të jetë e aftë të pasqyrojë ekperienca lojërash në 4K.

Në të njëjtën kohë u bë publik mbështetja për realitetin virtual por pa hyrë në detaje të tjera. Edhe pse Xbox dështoi gjithnjë në përballjen me Sony PlayStation që nga prezantimi në 2013-tën, specifikat e Projektit Scorpio besohet të jenë më superiore sesa ato që gjenden në versionin më të fundit të PS4. Tani ngelet të presim gjer në konferencën E3 të 2017-tës për më shumë lajme rreth pasardhësit të Xbox One. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat