Erdogani akuzon kurdët për sulmin në Stamboll

Evropë

Erdogani akuzon kurdët për sulmin në Stamboll

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 13:45
Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se sulmi me bombë që ka ndodhur sot në Stamboll dhe për të cilën e ka akuzuar Partinë Punëtorë të Kurdistanit, është i “pafalshëm”.

Ai ka përsëritur se Turqia ‘deri në fund” do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit.

Së paku 11 persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe shtatë policë ndërsa 36 janë plagosur gjatë sulmit me bombë në një veturë të Policisë në qendër të Stambollit.

“Sulmi në qytete të mëdha siç është Stambolli nuk është asgjë e re për Partinë kurde”, ka thënë Erdogan pasi që ka vizituar të plagosurit në spitalin që gjendet afër vendit ku ka shpërthyer bomba.

Erdogan ka thënë se sulmi është “i pafalshëm”, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat