Hacker-sat i vjedhin profilin di Mark Zuckerberg

Teknologji

Hacker-sat i vjedhin profilin di Mark Zuckerberg

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 12:27
Mark Zuckerberg

Askush nuk mund t’i shpëtojnë sulmeve të hacker-save, as Mark Zuckerberg.

Sipas faqes Engadget, të gjithë profilet në rrjete e tij sociale janë dhunuar nga sulmet, sepse si duket krijuesi i Facebook ka përdorur të njëjtin password është disa adresa, ashtu si bëjnë shumë prej nesh.

Madje kjo e fundit ka qenë dhe shumë e thjeshtë vetëm “dadada”.

Password-i i tij është marrë nga databaza e vjedhur në nga të dhënat e mbi 100 milion profilesh në LinkedIn, që janë grabitur në vitin 2012, por që vetëm tani janë bërë publike.

Hacker-sat e njohur me emërtimin “OurMine”, kanë hyrë në profilet e Zuckerberg e në Instagram, Twitter, LinkedIn dhe Pinterest.

Madje në profilin e tij në Twitter ata janë argëtuar duke shkruajtur, “Hej ishe në databazën e LinkedIn me passwordi-n ‘dadada”.

Por mesa duket hacker-sat nuk kanë arritur që të thyejnë sigurinë në profilin e tij në Facebook.

Pas disa orësh çdo gjë është fshirë. Sipas specialistëve ky episod i ngjason më atë që i ka ndodhur dhe këngëtares Katy Perry, e cila ka më shumë ndjekës se Obama dhe Papa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat