Rexhep Llolluni valëvit flamurin e Kosovës në Miss & Mr. Grand Sea Universe

Mediale Vip

Rexhep Llolluni valëvit flamurin e Kosovës në Miss & Mr. Grand Sea Universe

Nga: P.R Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:42
Rexhep Llolluni me veshje kombetare

Djaloshi 20 vjeçar nga Juniku, i cili tashmë mbanë çmimin Mister Pavarësia, dhe Mister Grand Sea Univers Kosova, gjatë javës së kaluar ka përfaqësuar Republikën e Kosovës, në eventin ndërkombëtar të bukurisë, Miss & Mr. Grand Sea Universe që u mbajt në Qipro.

Reggi, ashtu siç thërrasin shoqëria, arriti që Kosovës t’i siguroj një përfaqësim serioz. Ai përveç që ishte në top 5-she më të bukur të botës, Kosovës i solli edhe çmimin Mister Interkontinental.

Mister Pavarësia, Rexhep Llolluni, për Bota sot tregon se gjatë pjesëmarrjes në Miss & Mr. Grand Sea Universe, kishte marrë shumë komplimente, dhe kishte gjetur një mikpritje të jashtëzakonshme nga organizatorët. Ai thotë se nga të gjitha sfilatat që i ka bërë, më së miri është ndier në atë me veshje kombëtare./BS/

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat