Të famshmit tregojnë për sekretin e tyre të bukurisë

Mediale Vip

Të famshmit tregojnë për sekretin e tyre të bukurisë

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 00:03
Angelina Jolie

Ato gjithmonë kanë një lëkurë të përsosur, flokë me shkëlqim dhe grim perfekt. Disa nga VIP-at kanë rrëfyer sekretet e tyre të bukurisë.

Sekreti i Rihanna-s për një trup të përsosur: “Dashuroj notin dhe shkoj shpesh në det për ta praktikuar atë”.

Cameron Diaz rrëfen sekretet e trupit të saj perfekt: “Mendoj se lidhet vetëm me stërvitje, dietë të shëndetshme, shumë ujë, shumë të qeshura dhe shumë seks, po, po seks”.

I kuqi i buzëve është sekreti i bukurisë për Kate Moss: “Do ta mbaja ngjyrën e kuqe në buzë gjatë jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës. Tregon përsosmëri. Në fund të fundit mjafton të mendojmë për Marilyn Monroe dhe Grace Kelly, ai është gjithmonë në buzët e tyre”.

Kremi hidratant duket të jetë burimi kryesor i bukurisë së 53- vjeçares Demi Moore: “Hidratant, hidrantant, hidratant. Pa marrë parasysh sa vonë shkoj në shtëpi i dedikoj kohën e duhur pastrimit dhe hidratimit të fytyrës”.

Higjiena e fytyrës është sekreti për lëkurën e përsosur të Mila Kunis: “Duhet ta lani fytyrën tuaj para se të shkoni në shtrat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat