Ramush Haradinaj: Gabim është qëndrimi i Hajredin Kuçit në krye të Ministrisë së Drejtësisë!

Lajme

Ramush Haradinaj: Gabim është qëndrimi i Hajredin Kuçit në krye të Ministrisë së Drejtësisë!

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 22:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka goditur sërish Hajredin Kuçin. Në një intervistë të dhënë për RTK-në, Haradinaj ka thënë se Kuçi në asnjë mënyrë nuk do të duhej të mbetej edhe më tutje në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

“Është një gabim shumë i madh edhe i PDK-së edhe i Kuçit. Është dashur që dikush tjetër të vijë në krye të Ministrisë së Drejtësisë, qoftë Gani Koci ose kushdo tjetër. Nuk ka logjikë që Kuci edhe më tutje të jetë në këtë dikaster, derisa gjendja vazhdon të përkeqësohet”, tha Haradinaj.

Edhe më herët Ramush Haradinaj e kishte akuzuar rëndë Kuçin, madje duke e quajtur edhe mashtrues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat