Takimi Rama-Basha, zbardhet biseda telefonike e Nuland me kreun e PD

Shqipëria

Takimi Rama-Basha, zbardhet biseda telefonike e Nuland me kreun e PD

Më: 3 qershor 2016 Në ora: 22:26
Victoria Nuland dhe Lulzim Basha

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë Victoria Nuland i telefonoi sot udhëheqësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha.

Mësohet se temë e bisedës ka qenë nxitja e përparimit lidhur me përpjekjen për reformën në drejtësi.

Ndihmës-Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi, raporton panorama.

Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat