PDK fajëson Bahtirin për sulmin me armë ndaj komunës

Aktuale

PDK fajëson Bahtirin për sulmin me armë ndaj komunës

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 13:43
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka dënuar incidentin e sotëm, pas s shtënies me armë zjarri në drejtim të objektit komunal, duke e vlerësuar si një rast të papranueshëm dhe duke kërkuar ndriçim sa më parë të rastit nga organet kompetente.

PDK-ja në Mitrovicë përmes një komunikate ka vlerësuar se kjo situatë është pasojë e veprimeve dhe mashtrimeve të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Premtimet e tij të parealizuara për punësim, rëndimi i jetës së qytetarëve, e ka bërë të padurueshme jetën e qytetarëve. Megjithatë, PDK-ja u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të matur dhe të mos provokohen nga veprimet e këtij kryetari të papërgjegjshëm. Bahtirit i duhen situata të tilla për ta tërhequr vëmendjen nga dështimet e tij. Ai e ka kthyer komunën në pronë familjare, ku defilojnë si kaubojë të afërmit e tij të armatosur, duke i përjashtuar nga komuna qytetarët, të cilët e kanë votuar. Pozitën e kryetarit e ka shfrytëzuar për t’i punësuar të afërmit dhe për të realizuar objektivat e tij personale e familjare, duke rënduar tejmase jetën e qytetarëve”, thuhet në këtë komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat