Alarm! “Superbakteret” do të vrasin 1 person çdo 3 sekonda

Shëndetësia

Alarm! “Superbakteret” do të vrasin 1 person çdo 3 sekonda

Më: 1 qershor 2016 Në ora: 14:18
“Superbakteret”

Nëse nuk bëhen studime të mjaftueshme apo nuk merren masat e duhura duke filluar që sot, “Superbakteret” rezistente ndaj antibiotikëve do të vrasin 1 person çdo 3 sekonda, rreth vitit 2050.

Ky është alarmi i lëshuar nga raporti “Review on Antimicrobial resistence”, sipas të cilit është i nevojshëm një revolucion i vërtetë përsa i përket konceptimit dhe përdorimit të antibiotikëve, në mënyrë që të shmangim një periudhë si Mesjeta.

Beteja kundër infeksioneve më të njohura, më rezistente ndaj kurave që njihen sot mund të shkaktojë më shumë viktima se vet terrorizmi.Problemi kryesor është se nuk po krijohen antibiotikë të rinj efektivë. Veç kësaj, po humbet fuqia shëruese e atyre të njohur për shkak të keqpërdorimit apo abuzimit, si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët.

Duke cituar raportin, BBC shkruan për një periudhë ‘post-antibiotike’. Situata vetëm mund të përkeqësohet, duke llogaritur rrezikun e vdekjes së rreth 10 milionë njerëzve prej vetëm një infeksioni të thjeshtë, në vitin 2050.

Kostoja ekonomike e kësaj lufte mendohet të jetë tepër e lartë: afërsisth 100 mijë miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat