Basha: PPE mbështet PD për platformën elektorale dhe garantimin e zgjedhjeve të lira

Shqipëria

Basha: PPE mbështet PD për platformën elektorale dhe garantimin e zgjedhjeve të lira

Më: 31 maj 2016 Në ora: 10:52
Lulzim Basha në 40-vjetorin e PPE në Luksemburg

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë mbështetjen e Partisë Popullore Europiane dhe partive simotra për platformën elektorale të demokratëve dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Mbështetje po kështu për programin e Partisë Demokratike dhe realizimin e tij nesër në qeverisjen e vendit. Duke vlerësuar propozimet tona si alternativën e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza, krerët e politikës europiane u impenjuan për mbështetje konkrete në zbatimin e tij duke nisur nga mbështetja për programin e bujqësisë dhe arsimit e deri tek nxitja e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri, që do të përkthehet në punësim dhe përmirësim të standardit të jetesës për çdo shqiptar”.

Ndërsa po merr pjesë në 40-vjetorin e PPE në Luksemburg, Basha thotë se me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, rikthyen në vëmendje angazhimin e Partisë Popullore Europiane për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj.

“Punësimi, stabiliteti ekonomik, konkurrenca, siguria dhe zhvillimi janë ato çka e djathta i ka ofruar Europës. Kjo është dhe arsyeja që PPE vazhdon të qëndrojë për 16 vjet me radhë si forca kryesore politike në Europë” thotë Basha.
Basha thekson se “Partia Demokratike e Shqipërisë ndan të njëjtat vlera me partitë simotra anëtare të PPE-së dhe lufton çdo ditë që t’u ofrojë të njëjtat standarde edhe qytetarëve shqiptarë.

Mbështetje dhe ndihmë konkrete nga krerët e qeverive dhe partive simotra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kushti kryesore i avancimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat