Thaçi priti përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës

Lajme

Thaçi priti përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës

Më: 30 maj 2016 Në ora: 13:46
Thaçi dhe Bunjaki gjatë takimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakin.

Presidenti Thaçi dhe përzgjedhësi Bunjaki kanë theksuar se pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA, duhet intensifikuar punët në avancimin e infrastrukturës dhe për rritjen e cilësisë në futboll.

Vetëm pak ditë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, Thaçi ka përgëzuar Bunjakun.

“Ju përgëzoj për punën e deritashme. Tani na pret një punë e përbashkët në përmbushjen e të gjitha kritereve përkatëse të UEFA-s dhe të FIFA-s”, ka thënë presidenti Thaçi, duke i uruar suksese përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore me Ishujt Faroe.

Në anën tjetër, përzgjedhësi Bunjaki falënderoi presidentin Thaçi për interesimin e vazhdueshëm për futbollin dhe në veçanti për përfaqësuesen e Kosovës./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat