Thaçi takoi Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR

Maqedonia

Thaçi takoi Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR

Më: 20 maj 2016 Në ora: 13:08

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë ka takuar sot Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen. Temë e bisedës ishte kriza politike në vend si dhe organizimi i proceseve zgjedhore.

Kryetari Thaçi ka theksuar se një ndër prioritetet e PDSH-së është edhe organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë që të garantohen zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme, kurdo qoftë që të mbahen ato.

Gjithashtu, Thaçi ka thënë se frikësimet, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve vazhdojnë të ngelin shqetësim kryesor për PDSH-në, sikurse edhe partizimi dhe politizimi i skajshëm i institucioneve. Partia Demokratike Shqiptare në asnjë mënyrë nuk mund të toleroje frikësimin e qytetarëve, aq më pak kur kjo bëhet për qëllime politike – theksoi Thaçi./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat