Çavkov: Për Grujovskin vendosin shërbimet juridike

Maqedonia

Çavkov: Për Grujovskin vendosin shërbimet juridike

Më: 20 maj 2016 Në ora: 08:48

Ministri i ri për punë të brendshme Mitko Çavkov ka deklaruar sot se shërbimet juridike pranë MPB-së do të vendosin nëse do ta anulojnë suspendimin ndaj të akuzuari të parë në rastin “Fortesa” Goran Grujevski dhe ta kthej në postin e kryeshefit të Drejtorisë së pestë, kompetente për përgjimet.

“Në këtë strukturë të shërbimeve policore , ka diku rreth 60 policë të nacionalitetit shqiptarë , për të tjerët mos më kapni për fjale meqë nuk e di saktë. Për atë do të zgjedh shërbimi juridik në Ministrinë e Punëve të Brendshme ngase unë punojë në mënyrë institucionale në kuadër të MPB , unë jam I sigurt që shërbimet juridike do të gjejnë zgjidhjen ligjore në lidhje me këtë pyetje”, deklaroi ministëri i brendshëm Mitko Çavkov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat