Një funksionar i BDI-së i posedon të gjitha “bombat” për kolegët e tij, e përmend Ermira Mehmeti! (Video)

Maqedonia

Një funksionar i BDI-së i posedon të gjitha “bombat” për kolegët e tij, e përmend Ermira Mehmeti! (Video)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:23

Një funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) i posedon të gjitha incizimet me biseda të përgjuara (bombat) për njerëzit e kësaj partie dhe në këtë mënyrë po e mban peng subjektin shqiptar në qeveri, njoftojnë për “Lajm” burime partiake.

“Erdhi në parti si parashutist dhe filloi të shitet shef, duke u bë i fuqishëm edhe se Musa Xhaferi bile. Të gjithë u habitëm se pse kryetari i partisë, Ahmeti e toleron këtë sjellje të tij, mirëpo më vonë u mor vesh se e ka dërguar ndonjë shërbim”, thotë për “Lajm” një burim partiak që dëshiron të mbetet anonim. Ai është i bindur se këtë person në parti e ka dërguar ndonjë shërbim antishqiptar, sepse që nga ardhja e tij, si; thotë, “ BDI bukvalisht i ka zhveshur brekët karshi maqedonasve, duke heqë dorë nga të gjitha kërkesat për shqiptarët”.

Sipas burimeve tona, bëhet fjalë për personin të cilin e përmendi deputetja Ermira Mehmeti në emisionin “Opinion”, pas publikimit të një bisede ku pretendohet se Mehmeti flet me Musa Xhaferin.

Mehmeti nuk e përmend me emër dhe mbiemër funksionarin në fjalë, por si ‘person që mendon se të jesh pjesë e nëntokës është status social”. Deputetja Mehmeti, ose ndonjë funksionar tjetër i partisë së shpejti do të bëjë publik emrin e “funksionarit shantazhues”, për të cilin thuhet se po mban poste të larta edhe pse nuk e don as baza e as strukturat partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat