Dhuna ndaj grupit të Kumanovës, Raufi thotë se po hetohen policët

Maqedonia

Dhuna ndaj grupit të Kumanovës, Raufi thotë se po hetohen policët

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:20

Avokati mbrojtës i Grupit të Kumanovës, Naser Raufi theksoi për INA se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me dhunën e ushtruar ndaj të paraburgosurve të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës nga ana e policisë speciale, gjatë transportit të tyre nga burgjet në gjykatë.

“Po pas denoncimit tonë që kemi bërë nga prokuroria kanë thënë se janë ndërmarrë hetime për dhunën e ushtruar nga policia ndaj të paraburgosurve të rastit të Kumanovës. Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, është ankuar nga dhuna çnjerëzore e njësiteve speciale, gjatë transportimit të tij nga burgu i Prilepit në gjykatë. Ankesa ka edhe nga Shefqet Hallaçi se njësitet speciale e kanë rrahur rrugës për në gjykatë. Por edhe të tjerët. Kam ndërhyrë dhe se një prokurore shqiptare po heton rastin”, theksoi Naser Raufi.

Ai tha se Ministria e Drejtësisë nuk duhet të heshtë lidhur me këto veprime çnjerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat