Përçarje tek “Aleanca Shqiptare”, ja ku ndahen LR-PDSH dhe RDK

Maqedonia

Përçarje tek “Aleanca Shqiptare”, ja ku ndahen LR-PDSH dhe RDK

Më: 6 maj 2016 Në ora: 09:32

LR-PDSH përmes një komunikate ka bërë të qartë se mbështet protestën e 9 majit në Shkup, e thirrur nga Këshilli opozitar ndryshe nga aleati i saj RDK e udhëhequr nga Vesel Mehmedi i cili dje i vendosur tha se nuk do të përkrahë këtë protestë.

Poashtu Vesel Memedi para dy ditësh ishte parë nën shoqërimin e Ali Ahmetit duke buzëqeshur gjë që ka shkaktuar reagime dhe nervozë të madhe tek aleati i saj LR-PDSH. Së shpejti mund të ketë lëvizje të reja politike tek opozita shqiptare njoftojnë burime e Shqipmedia.

“LR-PDSH e udhëhequr nga parimet e saj për mbrojtje dhe artikulim të drejtë të interesave kombëtare shqiptare, mbështet dhe do të mbështesë çdo protestë që organizohet në frymën kombëtare, me flamuj kombëtar dhe në interes kombëtar të shqiptarëve, për barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, për të realizuar përcaktimin strategjik të shqiptarëve, integrimin e vendit në Nato dhe BE. Nuk hezitojmë ta themi dhe as ta përsërisim se: LR-PDSH është e gatshme të mbështesë dhe të bashkërendojë forcat me çdo subjekt politik që ka si orientim mbrojtjen dhe artikulimin e drejtë të interesave kombëtare, sa herë që do nevoja, ku do që do nevoja, gjithmonë në interes të shqiptarëve”, thekson LR-PDSH.

Kjo parti thekson se gatishmërinë e saj e ka shprehur dhe do ta shprehë jo vetëm në mënyrë deklarative, por në mënyrë konkrete dhe të drejtpërdrejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat