Sonte afati i fundit për anëtarët e Komisioneve Zgjedhore: BDI nuk do dorëzojë listë

Maqedonia

Sonte afati i fundit për anëtarët e Komisioneve Zgjedhore: BDI nuk do dorëzojë listë

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:31

BDI nuk dorëzon listën për anëtarë në Komisionet Zonale Zgjedhore mëson nga burime, se BDI-ja mbetet në qëndrimin e saj konsekuent që zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, dhe ndërkohë, në një situatë të tillë, ka vendosur të mos i dorëzojë propozimet e saj për anëtarë të KZZ-të. I njëjti afat vlen edhe për partitë e tjera, dhe deri tani, as nga PDSH-ja nuk ka një njoftim të qartë lidhur me dorëzimin e listës apo jo. Burime të tjera pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve thonë për ALSAT se deri në këto momente, vetëm VMRO DPMNE ka dorëzuar listën e emrave të mundshëm për anëtarë në Komisionet zonale zgjedhore. Nga LSDM-ja, nuk ka dilema që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Gjithsesi, pavarësisht se partitë mund të mos propozojnë emrat për anëtarë në KZZ-të e vendit, sipas Kodit Zgjedhor vendet vakante mund të mbushin nga administrata e vetë këtij institucioni (KSHZ-së).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat