Dështon protesta e të burgosurve në Maqedoni

Maqedonia

Dështon protesta e të burgosurve në Maqedoni

Më: 5 maj 2016 Në ora: 16:42

Për shkaqe të panjohura është anuluar protesta e sotme para burgjeve të Maqedonisë e paralajmëruar kohë më parë. Protesta nuk kishte as brenda grilave të burgut.

Këtë e konfirmoi avokatja Mirjana Ivanova Bojaxhievska, e cila gjatë ditës së sotme ka vizituar disa të burgosur në burgun e Idrizovës në Shkup. Pas vizitës Bojaxhievska deklaroi se situata brenda burgut është e qetë dhe normale.

Të burgosurit dhe familjarët e tyre paralajmëruan protestë në shenjë revolte ndaj presidentit Gjorge Ivanov i cili në vendimin e tij për falje përskaj funksionarëve dhe politikanëve të ndryshëm nuk përfshiu edhe të burgosurit e tjerë.

“Njeriu brenda nuk mund të vërejë se ka diçka për ndonjë protestë apo ndonjë problem. Se cilat janë arsyet se jashtë flitet diçka tjetër kurse brenda është diçka tjetër unë nuk e di, por unë mund t’ju garantoj se është normale si ka qenë para një jave apo një muaj”, tha avokatja Bojaxhievska.

“Mund të them se këta kërkojnë falje nga presidenti Ivanov, të nxitur nga falja e elitës politike dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Kur një vendim u soll për vepra të rënda penale edhe për presona që e drejtojnë qeverinë, duhet që një procedurë e tillë për vepra të vogla penale të miratohet edhe për njerëzit e thjeshtë”, deklaroi avokati Zvonko Davidoviq.

Kërkesën për abolim e ka përkrahur edhe aktivistja për të drejtat e njeriut Meri Nikollova, e cila thotë se është momenti që presidenti Ivanov të tregohet se është një udhëheqës i mirë dhe të ndreqë gabimin e tij duke falur presona që dyshohen se kanë vjedhur miliona euro. 2.210 të burgosur kanë kërkuar nga presidenti Ivanov që t’ua falë dënimin e tyre për 30 %.

Nga zyra e presidentit u rekomandojnë të burgosurve që të ndjekin rrugën ligjore ekzistuese, që nënkupton kërkesa individuale për falje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat