Memedi: Fituam gjyqin, unë jam kryetar i RDK-së!

Maqedonia

Memedi: Fituam gjyqin, unë jam kryetar i RDK-së!

Më: 5 maj 2016 Në ora: 15:02

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi njofton opinionin nëpërmjet një komunikate se ai ka fituar gjyqin dhe ai mbetet kryetar i RDK-së.

”Këtë konferencë për shtyp e thirrëm t’ju njoftojmë juve dhe opinionin e gjërë edhe për fitoren ligjore, pas fitores së madhe morale që u dëshmua me konferencën e 12.03.2016, ku bashkarisht më anëtarsinë besnike të RDK-së, demaskuam disa puçist që tentuan t’i bëjnë tradhëti RDK-së dhe anëtarsisë besnike të saj. Kam patur besim të paluhatshëm se një ditë të afërt do të kemë rastin që anëtarsinë besnike të RDK-së ta informoj edhe për fitoren ligjore, me të cilën i jepet fund lojës së projektuar të disa qarqeve në emër të RDK-së, dhe të zbatuar nëpërmjet 4 puçistëve.
Pra, që në fillim po ju njoftoj me vendimin gjyqësor si vijon:

“Kërkesa për shkarkimin e kryetarit aktual të RDK-së Vesel Memedi është antiligjore dhe antistatutore dhe për këtë arsye hudhet si e pabazë. Kryetar legal dhe legjitim i RDK-së është Vesel Memedi.” shkruhet në komunikatë.

Memedi ju bëri thirrje mbështetësve që të vazhdojnë mbështetjen për RDK-në. ”Më lejoni që nëpërmjet kësaj konference për shtyp të ftoj gjith anëtarsinë besnike të RDK-së dhe gjith ata njerëz të sinqertë dhe të paanshëm, që kanë përcjell këtë betejë, ti bashkangjiten këtij opcioni politik që ofron RDK-ja, dhe Aleanca për shqiptarët, dhe bashkarisht amanetin e filluar nga rilindasit tanë, që e kemi emërtuar këtë parti, ta çojmë deri në fund, pa tradhëti dhe pa hile. Është koha e fundit të thuhet fjala e fundit për shumë fenomene që kanë ndodh në vend, sepse deri më tani shumëçka nuk është thënë, dhe fjala e fundit shumë shpejt do të thuhet. Vetëm në këtë mënyrë mund të fillojm të flasim për një rrugëtim të shëndoshë progresiv për vendin dhe kombin shqiptarë në përgjithësi.” përfundon Memedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat