Ambasadori i BE-së, Orav: Maqedonia po përballet me krizë serioze

Maqedonia

Ambasadori i BE-së, Orav: Maqedonia po përballet me krizë serioze

Më: 5 maj 2016 Në ora: 13:53

Institucionet duhet t’u shërbejnë interesave të të gjithë qytetearëve, porositi euroambasadori Aivo Orav gjatë fjalimit në konferencën e sotme “Dita e integritetit ­ parandalim i korrupsionit dhe përpljasjes së interesave në njësitë e vetëqeverisjes lokale”.

“Vendi juaj për momentin po përballet me krizë serioze politike dhe krizë në raport me sundimin e së drejtës”, tha Orav, duke shtuar se përpjekjet e shtuara për luftë kundër korrupsionit në nivel qendror dhe lokal janë kyçe për përparimin e vendit. Për fat të keq, vendimi i kohëmëparshëm i presidentit Ivnaov për falje i minon këto përpjekje.

“Lidhur me atë, të gjitha institucionet shtetërore duhet t’i ndihmojnë Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që ta kryejë punën e vet. Megjithatë, qytetarët e këtij vendi me të drejtë presin nga organet e veta për zbatimin e ligjit që ta zbatojnë drejtësinë dhe ta luftojnë korrupsionin. Këto institucione nuk duhet t’u shërbejnë interesave vetëm të disave, por të gjithëve”, potencoi euroambasadori Orav.

Zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Helge Zander, tha se punë shumë me rëndësi për të gjitha partitë politike në vend është që të krijohet ambient për punë të papengueshme të PSP­së. “Një hetim i plotë për këtë është me të vërtetë gurthemel, në mëynrë që të kihet besim, stabilitet”, tha Zander, duke shtuar se Gjermania jep mbështetje për punën e papengueshme të PSP­-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat