LSDM kërkon zgjedhje më 2 tetor

Maqedonia

LSDM kërkon zgjedhje më 2 tetor

Më: 5 maj 2016 Në ora: 12:40

LSDM ka bërë të ditur se java e parë e tetorit është datë e pranueshme për zgjedhje në Maqedoni. Sipas burimeve partiake jozyrtare, një ofertë e këtillë ka arritur nga “Bihaqka” në bisedimet me faktorin ndërkombëtar dhe OBRM-PDUKM, për tejkalimin e krizës.

Në pako me zgjedhjet të cilët do të duhej të mbahen në 2 tetor, opozita synon edhe tërheqjen e faljes nga Ivanov. Nga ana tjetër, qëndrimi i OBRM-PDUKM nuk ndryshon. Burime të larta nga partia qeverisëse thonë se data e zgjedhjeve nuk është temë e cila mund të gjendet në tavolinën e negociatave, sepse shtyrja e tyre mund të thotë anashkalim i Kushtetutës, pozita me të cilat partia nuk mund të pajtohet.

Sipas ekspertëve vendosja e këtillë e qëndrimeve lë zbrazëtirë të madhe midis partive, e vështirë mund të pritet të tejkalohet.
Partia opozitare mbrëmjen e djeshme përmes mediave ka shpërndarë informata që deri nesër pritet të ketë marrëveshje përfundimtare sipas të cilës do të pranoheshin të gjithë kërkesat e Zaev, respektivisht do të tërhiqej falja, do të thirrej Kuvendi, ndërsa zgjedhjet do të ishin mbajtur në mesin e vjeshtës.

Sipas ekspertëve, me veprime të këtilla, LSDM-ja është duke ngritur pozicione në prag të intensifikimit plotësues të bisedimeve, të cilat duhet të përfundojnë me një takim liderësh.
Në të gjithë këtë situatë, ekspertët thonë se rëndësi fiton BDI-ja, nga vendimi i së cilës, do të varen zgjedhjet e 5 qershorit. Një situatë më të qartë do të kemi sot, kur edhe përfundon afati i paraqitjes së listave të komisioneve zgjedhore. Ato parti që nuk do të paraqesin listë me emra, ato parti kuptohet se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat