Fuere: Qeveria e Maqedonisë po shkel të drejtat e njeriut

Maqedonia

Fuere: Qeveria e Maqedonisë po shkel të drejtat e njeriut

Më: 5 maj 2016 Në ora: 09:58

Ish-ambasadori i Bashkimit Evropian Ervan Fuere i ftuar në emisionin 10 minuta të TV 21 të Shkupit u shpreh se situata në Maqedoni demonstron se shoqëria e këtij shteti është plotësisht e ndarë, e polarizuar dhe faji i takon partive në pushtet, duke promovuar një politikë të mohimit të të drejtave themelore të njeriut.

“E gjithë kjo flet për shkelje të rënda dhe për abuzim të pushtetit dhe kjo duhet të ndryshojë. Unë i kuptoj fare mirë ata që dalin rrugëve, duke protestuar edhe për vendimin e fundit të kryetarit të vendit për t’i falur të gjithë ata njerëz. Kjo dërgon një mesazh të tmerrshëm për paligjshmërinë dhe dështimin e sundimit të ligjit në këtë vend”, u shpreh Fuere.

Ndërkohë Fuere për vendimin e presidentit Ivanov për të falur politikanët u shpreh se është një vendim i gabuar. Të gjithë ata që kanë bërë krime dhe abuzim të pushtetit, tani pasi janë falur, sipas tij, ata mund t’i përsërisin ato. Ish-ambasadori tha se në këtë mënyrë Maqedonia do të vazhdojë të promovojë një shoqëri ku nuk sundon ligji dhe ku qeveria qëndron në pushtet, ekskluzivisht në bazë të frikësimit dhe të mashtrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat