Izet Mexhiti: BDI e përkushtuar për zgjidhjen e krizës politike në vend

Maqedonia

Izet Mexhiti: BDI e përkushtuar për zgjidhjen e krizës politike në vend

Më: 5 maj 2016 Në ora: 09:33

Me rastin e shënimit të Ditëve të Evropës në komunën e Çairit, organizuar nga Instituti për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, nënkryetari njëherësh dhe kryetar i komunës së Çairit i BDI-së, Izet Mexhiti, u shpreh se BDI do tregojë vullnetin për gjetjen e zgjidhjes, e cila do të jetë në interes të qytetarëve.

“Maqedonia momentalisht gjendet në krizë politike, e cila negativisht ndikon në jetën politike dhe proceset e jashtme për të cilat me përkushtim punuam në periudhën e kaluar. Nën shpirtin e vlerave evropiane, ne patjetër duhet të tregojmë vullnet për gjetjen e zgjidhjes, e cila do të jetë në interes të qytetarëve”, tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat