Deri të premten marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve në shtator ose tetor

Maqedonia

Deri të premten marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve në shtator ose tetor

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:27

Katër partitë kryesore politike deri të premten do të arrijnë zgjidhje për shtyrjen e zgjedhjeve për në shtator ose tetor. Kjo bëhet e ditur nga portali Plusinfo nga burime partiake.

Propozimi do të rrjedhë nga njëra parti politike nënshkruese e Marrëveshjes së Përzhinës, e cila do të shtrojë në tryezë shtyrjen e zgjedhjeve dhe jo mbajtjen e tyre më 5 qershor, por edhe heqjen e vendimit të faljes nga presidenti Ivanov.

Katërshja e partive po shqyrton disa propozime dhe opsione për zgjidhjen e krizës dhe arritjen e një kompromisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat