Holanda apelon qytetarët e saj: Kujdes gjatë qëndrimit në Maqedoni

Maqedonia

Holanda apelon qytetarët e saj: Kujdes gjatë qëndrimit në Maqedoni

Më: 5 maj 2016 Në ora: 08:18

Pas Britanisë edhe Holanda me apel ndaj shtetasve të saj që të kenë kujdes gjatë qëndrimit në Maqedoni.
“Nga 12 prilli ka pasur demonstrata thuajse të përditshme në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë. Edhe pse demonstratat kanë qenë paqësore ato mund të ndryshojnë befas. Gjatë këtyre protestave mund të bllokohen rrugët. Shmangi demonstratat. Ato nuk pritet të pushojnë të paktën deri në zgjedhjet e 5 qershorit. Ministria e Jashtme e Holandës apelon qytetarët e saj që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm sidomos më 8, 9, dhe 10 maj, në tërë territorin e Maqedonisë për shkak të përkujtimit të ngjarjeve të Kumanovës të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar”, theksohet në apelin e ambasadës së Holandës në Shkup.
Ndërsa ndër të tjera shtohet që autoritet ne vend kanë shpallur si zona krize kufijtë me Serbinë dhe Greqinë për shkak të çështjes së refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat